Vajza e Eli Farës na prezanton më në fund me të dashurin, por si e priti këngëtarja? Ja komenti i saj në foton e çiftit

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 09:58
Vajza e Eli Farës na prezanton më në fund me të dashurin, por si e priti këngëtarja? Ja komenti i saj në foton e çiftit

Vajza e këngëtares së famshme, Eli Farës është mjaft e komentuar në mediat rozë.

Marina Fara ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me fizikun e saj joshës dhe format bombastike.

Gjithashtu, zeshkania seksi është përfolur mjaft edhe për jetën e saj private.

Përfundimi i fejesës së saj me biznesmenin Edi Ismaili, bëri bujë në media pak vite më parë.

Gjithashtu ajo u përfol për një lidhje me futbollistin e Tiranës, Albi Dokën, thashetheme që nuk i konfirmoi asnjëherë.

Dhe herë pas herë “ka ngacmuar” duke publikuar foto nga shtrati me një mashkull, identitetin e së cilit nuk e zbuloi asnjëherë.

Tani duket se Marina Fara ka gjetur sërish dashurinë. Ajo publikoi një foto krah të dashurit të saj në rrjetet sociale, duke na prezantuar kështu me mashkullin që i ka rrëmbyer zemrën.

“ë”- ishin emojit që vendosi ajo krahas fotos, ku pozoi me partnerin brenda në makinë, por nuk tregoi emrin e tij.

Ndërkaq, duket se nëna e saj është shumë e lumtur me zgjedhjen që e bija ka bërë.

Eli Fara komentoi në foto dy emoji të një fytyrë të buzëqeshur.

Ndërsa urimet për çiftin më të ri të showbizz kanë qenë të shumta.

(Kosova Sot Online)