“Kudo është bukur me ty”- Sytë zemra, biznesmeni turk i shpreh shqip dashurinë Gentës

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 10:02
“Kudo është bukur me ty”- Sytë zemra, biznesmeni turk i shpreh shqip dashurinë Gentës

Genta Ismajli po shijon momentet më të bukura të dashurisë me biznesmenin turk, Usta.

Çifti publikojnë shpesh fotot me njëri-tjetrin, ku nuk kursejnë as deklaratat e dashurisë.

Së fundmi, Usta i dedikoi disa fjalë të ëmbla këngëtares shqiptare në gjuhën shqipe.

“Kudo është bukur me ty, të dua më shumë se gjithçka”– shkroi ai, teksa postimin e shoqëroi me një foto të Gentës.

Këngëtarja dhe biznesmeni bënë publike lidhjen pak kohë më parë, dhe duken më të dashuruar se kurrë.

(Kosova Sot Online)