E ftoi në një takim romantik, Vildane Zeneli i përgjigjet publikisht Getinjos pas një viti!

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 10:05
E ftoi në një takim romantik, Vildane Zeneli i përgjigjet publikisht Getinjos pas një viti!

Një vit më parë, Getinjo ishte i ftuar tek “Shiko Kush Luan” dhe shprehu dëshirën për të dalë në një takim romantik me modelen seksi, Vildane Zenelin.

Momentin kur Getinjo e bëri këtë deklaratë, e ripublikuan disa fanse të Vildanes.

Modelja, e cila duket se i sheh ato që publikojnë fansat e saj, iu është përgjigjur publikisht Getinjos, edhe pse një vit me vonesë.

“Kishim pas ç’ka me fol, sepse Getinjo është super inteligjent,”– shkroi bukuroshja seksi, shoqëruar me një emoji me puthje.

Getinjo e ka shprehur edhe më herët pëlqimin ndaj Vildanes, nëpërmjet komenteve të shpeshta që i bënte nëpër foto të ndryshme.

(Kosova Sot Online)