Filmi që përloti shqiptarët gjatë karantinës dhe e panë të gjithë mund të fitojë çmimin më të madh në botë

  • G.G /
  • 11 nëntor 2020 - 10:22
Filmi që përloti shqiptarët gjatë karantinës dhe e panë të gjithë mund të fitojë çmimin më të madh në botë

Filmi turk që përloti botën me historinë e veçantë “Mrekullia në qelinë e shtatë” është nominuar për çmim “Oscar”. Mediat turke bëjnë të ditur se filmi po garon në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

“Mrekullia në qelinë e shtatë” me regji të Mehmet Ada,është në garë në ceremoninë e 93-të të Akademisë së Çmimeve “Oscar”.

Në film luajnë aktorë turk të suksesshëm si Aras Bulut ?ynemli, Nisa Sofiya Aksongur, Celile Toyon, ?
lker Aksum, Mesut Akusta, Deniz Baysal dhe Yurdaer Okur.

Kujtojmë që ky film i cili tregon historinë e një vogëlusheje dhe babait të saj me probleme mendore, është shpallur “Filmi më i mirë i vitit”, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Izmir.

(Kosova Sot Online)