Argjentina Ramosaj po rikthehet fuqishëm në muzikë dhe kënga e re është gati!

  • 11 November 2020 - 13:11
Argjentina Ramosaj po rikthehet fuqishëm në muzikë dhe kënga e re është gati!

Pas një pushimi goxha të gjatë, këngëtarja Argjentina Ramos u rikthye këtë verë për t’i dhuruar fansave të saj një bashkëpunim.

Ajo solli një projekt të ri me Young Zerkën, i cili u titullua “Pishman” dhe u prit mjaft mirë nga publiku.

Pas këtij projekti, Argjentina s’ka ndërmend të “zhduket” sërish, por ka punuar për një këngë të re.

Madje, projekti i ri është gati dhe e ka një datë publikimi.

Vetë Argjentina ka ndarë detajet e këngës së re në llogarinë e saj në Instagram, duke treguar se projekti do të titullohet “Who am I”.

Vetëm pak ditë nga ndajnë nga publikimi i këngës, e cila do të publikohet më datën 30 të këtij muaji.

View this post on Instagram

30.11.20

A post shared by Argjentina Ramosaj (@argjentinaramosaj) on

(Kosova Sot Online)