Dua Lipa rrëfen si videoja virale i shkaktoi probleme me shëndetin mendor

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 13:14
Dua Lipa rrëfen si videoja virale i shkaktoi probleme me shëndetin mendor

Dua Lipa u bë e njohur menjëherë pas publikimit të albumit të saj të parë, që i dha sukses të jashtëzakonshëm. Por një video e saj që u bë virale në rrjet dhe u kthye në meme i ka shkaktuar asokohe artistes probleme me shëndetin mendor. Këngëtarja ka folur hapur në lidhje me këtë çështje për revistën “Attitude” dhe ka treguar se për shkak të saj është ndjerë shumë keq.

“U përballa me bullizëm në fund të videos sime të parë dhe kjo më shkaktoi shumë ankth dhe më mërziti dhe më bëri të ndihesha se nuk isha mjaftueshëm e mirë e se nuk duhej të isha në skenë”, ka treguar Dua.

Pasi videoja u bë virale, këngëtarja fitoi çmimin “Grammy” si “Artistja e re më e mirë” dhe “kënga më e mirë dance” në vitin 2019-të. Por Dua ka treguar se pavarësisht se ajo fitoi dy çmime, kishte ende nga ata që dyshonin në talentin e saj.

“Edhe pas Grammy-t, disa njerëz thoshin: ‘Epo, ajo nuk e meriton atë’”, ka treguar Lipa. Ajo ka shtuar se ato kohë mendonte se vetëm një video i dha reputacion të keq dhe se kishte frikë të ngjitej sërish në skenë për të performuar.

“Për një kohë të shkurtër më solli probleme me shëndetin mendor. Ngjitesha në skenë dhe nëse shikoja dikë duke më filmuar unë mendoja me vete ‘Po më filmojnë sepse duan ta mbajnë videon dhe kështu do qeshin me mua’”, ka rrëfyer artistja me origjinë shqiptare.

Ajo ka shtuar se pavarësisht gjithçkaje kjo gjë e ka ndihmuar shumë për t’u bërë me fortë dhe për të njohur më të mirat e vetes.

(Kosova Sot Online)