“Jam e dashuruar, por…”, Fifi rrëfehet për jetën personale dhe ndan një shqetësim serioz me ndjekësit

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 13:19
“Jam e dashuruar, por…”, Fifi rrëfehet për jetën personale dhe ndan një shqetësim serioz me ndjekësit

Vetëm pak ditë më parë, Fifi është rrëfyer pa dorashka për jetën e saj personale dhe ka ndarë detaje që nuk i dinim më herët.

Sikundër e dimë i dashuri i saj jeton në Gjermani dhe nisur nga kjo, Olsi e pyeti nëse do hiqte dorë nga karriera në Shqipëri për tu zhvendosur në Kosovë ose Gjermani.

Duket e bafsishme, por ajo u përgjigj pozitivisht, duke thënë se ka jetuar në Gjermani dhe me shumë qejf do rikthehej.

Ndër të tjera asaj ju bë edhe një lojë, ku i duhej të zgjidhte mes 3 personave dhe papritur në ekran u shfaqën: Flor Mumajesi, Stresi dhe i dashuri i saj Xhuljo, kurse pyetja ishte “Me cilin nga këto personazhe këtu ti ke patur një romancë?”

Fifi u përgjigj kështu:

Sipas portaleve me të 3. Me Stresin e kam sqaruar se nuk kam patur asgjë. Por, e kam shumë mik. Flori është artist dhe e kam shumë përzemër. E kam pikë të dobët artistikisht dhe shoqërisht. Ky djali që është në këtë foto është një shok i imi shumë i mirë edhe nuk kisha dashur me fol shumë, veç e luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën time. 

Mirëpo, lajmet për deklaratën e bujshme duket se e kanë “bezdisur” paksa Fifin dhe fjalët e saj janë keqinterpretuar. Madje, Fifi është penduar që ka treguar kaq shumë.

Ndaj, në një postim të gjatë në InstaStory ajo sqaron se është e dashuruar, por s’ka asgjë më shumë dhe vetëm kur të ketë diçka konktrete do të tregojë.

“Jo shumë kohë më parë kam thënë në një status që kur të kem gjëra konkrete do ju them vetë personalisht dhe e vetmja gjë konkrete është që jam e dashuruar. Ndërkohë zonja dhe zotërinj, m’keni prek n’familje, m’keni prek n’kallo.”- shkruan ajo ndër të tjera.

(Kosova Sot Online)