Vajzat e showbizit shqiptar që kopjuan Kim Kardashian

  • G.G /
  • 12 November 2020 - 08:35
Vajzat e showbizit shqiptar që kopjuan Kim Kardashian

1 në 3 daljet e saj në publik, Kim Kardashiani patjetër do të mbajë veshur cohë latex-i. Madje tashmë kjo cohë është kthyer në trend e po përdoret shumë në veshjet e personazheve të njohur. Mes tyre janë edhe vajzat e showbizit shqiptar, të cilat shumicën e kohës janë në hap me trendet e fundit.

Ne vumë re se së fundmi Ronela Hajati, Loredana, Melinda, Kida janë shfaqur të veshura me latex dhe me të njëjtën ngjyrë. Ronela Hajati mban veshur një bodysuit latex ngjyrë nude në fotot e saj të fundit. Loredana po ashtu është shfaqur me një golf latex ngjyrë bezhë. Melinda ka pozuar me fustan latex në fotosesionin e ri dhe gjithashtu Kida ka zgjedhur që të veshë pantallona latex, kombinuar me një bust të bardhë.

(Kosova Sot Online)