I suksesshëm nuk do të thotë i pasur! Momoa: Pas “Game of Thrones” s’kishim bukë të hanim

  • G.G /
  • 12 November 2020 - 08:38
I suksesshëm nuk do të thotë i pasur! Momoa: Pas “Game of Thrones” s’kishim bukë të hanim

Edhe pse ka 20 vjet në industrinë e filmit, Jason Momoa është bërë i njohur vetëm në dekadën e fundit, sidomos me rolin e tij në “Game of Thrones”. Më pas roli i “Aquaman” e bëri atë një yll ndërkombëtar.

Megjithatë së fundmi Momoa ka treguar se në përiudhën pas “Game of Thrones” dhe para “Aquaman”, ai nuk ishte në situatë të mirë financiare. Aktori kaloi një periudhë të vështirë duke luftuar për të paguar faturat teksa kishte dy fëmijë për të rritur. Në një intervistë për “Instyle”, Momoa tregoi: “Pas Games of Thrones, ne po vuanim për bukë. Nuk kisha punë. Është shumë e vështirë kur ke bebe për të rritur dhe je në borxhe.

Ndonëse isha i famshëm, kjo nuk do të thotë se isha i suksesshëm financiarisht”-tha Momoa.

(Kosova Sot Online)