Sa i kushtoi Luana Vjollcës fustani sikurse i Jennifer Lopezit

  • G.G /
  • 12 November 2020 - 10:06
Sa i kushtoi Luana Vjollcës fustani sikurse i Jennifer Lopezit

Luana Vjollca është padyshim njëra nga artistet që mori vëmendje të madhe me veshjen e përzgjedhur për Halloween.

Luana kishte zgjedhur që të inspirohet nga artistja me renome ndërkombëtare, Jennifer Lopez, duke veshur një fustan që Lopez e kishte veshur në vitin 2000, gjatë audicionit të 42-të të Grammy Awards.

E për shpenzimet e Luanës që të duket si JLo, ka dhënë detaje faqja në Instagram “mespermes”.

Sipas kësaj faqje, për këtë fustan që vjen nga nga firma ‘Versace’, ajo ka shpenzuar rreth 10 mijë euro, kurse këpucët me të njëjtat ngjyra ishin 650 euro.

(Kosova Sot Online)