
“Do të jetë shumë emocionale” – Miku i Loredanës zbulon detaje për këngën rreth saj dhe Mozzikut

Reperi Mozzik dhe Loredana janë ndër personazhet publike më të përfolura për momentin.
Tash e disa ditë në media po raportohet se dyshja do të bëjë një bashkëpunim, por ata ende nuk kanë konfirmuar diçka konkrete.
Para disa ditëve Loredana është pyetur nga fansat se a është kjo gjë e vërtetë apo jo.
“Është sekret për momentin, por do e mësoni!”, ka thënë Loredana.
Kjo bëri që të gjithë të fillonin të dyshonin akoma më shumë për një bashkëpunim ndërmjet saj dhe Mozzikut.
Megjithatë, ka qenë miku i reperes, Abidoni ai që i ka hedhur benzinë zjarrit.
Ai ka publikuar një Instastory ku shihet coveri i albumit “Medusa”, teksa ka shkruar se kënga vjen shumë shpejt dhe do jetë shumë emocionale.
E me kë tjetër përveçse me Mozzik mund të jetë kjo këngë emocionale?!
Deri më tani, nuk janë dhënë detaje tjera për këtë projekt, megjithatë fansat e Loredanës dhe Mozzikut po presin me padurim një bashkëpunim ndërmjet tyre.
(Kosova Sot Online)