A i ka dhënë fund romancës me partnerin misterioz Morena Taraku ?

  • G.G /
  • 12 November 2020 - 14:52
A i ka dhënë fund romancës me partnerin misterioz Morena Taraku ?

Morena Taraku ka bërë me dije muaj më parë se ka një njeri special që ka zënë vend në zemrën e saj.

Megjithëse nuk na e tregoi portretin e tij, këngëtarja na tregoi vazhdimisht dhuratat e bukura e super romantike që i dhuronte djali që i kishte rrëmbyer zemrën.

Morena publikonte shpesh në InstaStory foto të buqetave gjigante me trëndafila që merrte çdo herë, por duket se romanca e tyre ka marrë shpejt fund.

Këtë ka lënë të kuptohet vetë këngëtarja me postimet e fundit në Instastory.

“Uroj ta gjesh atë që po kërkon. Gëzuar”- shkruan Morena në një postim.

Gjithashtu, në një tjetër story ajo ka ndarë disa fjalë që shpjegojnë më mirë situatën e saj.

“Po e kaloj të gjithën këtë pa e ditur ç’më pret më vonë, por kam vendosur të ndjek zemrën dhe të mos ia vë veshin mendjes. Edhe nëse do të ndjej dhimbje, të paktën do të di që dhashë gjithçka nga vetja. Eshtë më mirë të dashurosh dhe të humbësh, sesa të mos kesh dashuruar kurrë. Në mëngjes mund të qesh ose të qaj. Por fillimisht, duhet t’i them lamtumirë të shkuarës.”- janë fjalët e publikuara.

(Kosova Sot Online)