Lexoni edhe:
Victoria Beckham fotografohet pa make-up dhe me flokë të çrregullta
U bë një vit që këngëtarja Nora Istrefi dhe Robert Berisha lajmëruan ndarjen e tyre, e cila ishte një nder ndarjet më “shembullore” të shoëbiz-it shqiptar.
Megjithëse rrugët e tyre u ndanë, çifti ruajti raporte mjaft të mira pasi në mes ishte edhe e vogla Renee.
Norën dhe Robertin i kemi parë shpesh bashkë pas ndarjes në pushime së bashku, në të njëjtën shtëpi apo duke ngrenë në restorant.
Victoria Beckham fotografohet pa make-up dhe me flokë të çrregullta Lexoni edhe:
Ata kanë mbetur dy shokë, ndërsa kanë treguar se edhe marrédheniet me familjet e njëri-tjetrit vazhdojnë të jenë të mira.
Por, për këtë Norës dhe Robertit i është dashur shumë punë, në mënyrë që e bija Renee të mos e ndjente ndarjen e prindërve dhe të mos i mungonte asnjëri prej tyre.
Si rrallëherë, këngëtarja ka folur një vit pas ndarjes për divorcin dhe raportet e saj me Robertin, në një intervistë për “Qejfi më i madh se Stambolli”
Ndër të tjera, Nora theksoi faktin se ata nuk kanë lejuar që ndarja e tyre të ndikojë tek Renee, ndaj dyshja është munduar shumë.
“Renee e do babain shumë, por me mua është më e lidhur. Jemi përkushtuar të dy shumë që ajo të mos e ndjejë atë çeshtje, atë problem. Kam marrë komplimente prej shoqeve, prej njerëzve që thonin sa mirë e kemi menaxhuar. Jemi munduar shumë…Uroj që të gjithë prindërit të dinë ta menaxhojnë mirë”- ka rrëfyer ndër të tjera këngëtarja.
(Kosova Sot Online)