Modelja e njohur tha se nuk do e tregojë gjininë e fëmijës, por mos ndoshta ky detaj i zbuloi sekretin?

  • E.K /
  • 12 November 2020 - 21:27
Modelja e njohur tha se nuk do e tregojë gjininë e fëmijës, por mos ndoshta ky detaj i zbuloi sekretin?

Modelja e njohur, Emily Ratajkoëski dha për të gjithë fansat e saj nëmuajin tetor lajmin më të ëmbël, se ishte në pritje të fëmijës së parë me Sebastian Bear-McClard.

Ajo publikoi disa foto nudo, por ju bëri të qartë ndjekësve se nuk do e zbulojë kurrë gjininë e fëmijës.

Por së fundmi, fansat e modeles mendojnë se ajo është në pritje të një djali, pasi ajo publikoi në Instagram disa foto, në të cilat bashkëshorti i saj shihet duke i puthur barkun.

Ajo shihet e veshur me një fustan blu dhe po ashtu edhe Sebastian me bluzë e pantallona të së njëjtës ngjyrë.

E pikërisht këto foto ku që të dy shfaqen të kombinuar me ngjyrën blu, bëri që fansat të mendojnë se ata do të bëhen prindër të një djali.

Por modelja bukuroshe dhe bashkëshorti i saj, nuk kanë reaguar pas komenteve të fansave.

(Kosova Sot Online)