Melania do dekorojë për Krishtlindje Shtëpinë e Bardhë për herë të fundit edhe pse nuk e ka aspak me qejf!

  • G.G /
  • 13 November 2020 - 08:07
Melania do dekorojë për Krishtlindje Shtëpinë e Bardhë për herë të fundit edhe pse nuk e ka aspak me qejf!

onja e parë e SHBA-ve, Melania Trump do të dekorojë Shtëpinë e Bardhë për Krishtlindje për herë të fundit. Pasi Trump humbi zgjedhjet, Krishtlindjet do të jenë festa e fundit për të cilat Melania do të jetë e ngarkuar për t’u marrë me dekorimet. Përgatitjet për festat vijnë në një moment delikat për presidentin Trump dhe Melaninë.

Trump po refuzon ta pranojë humbjen e tij ndaj Joe Biden në zgjedhje, ndërsa Melania do të detyrohet të dekorojë Shtëpinë e Bardhë vetëm 1 muaj pasi asaj i publikuan disa kaseta sekrete kur shprehej se nuk e ka aspak me qejf dekorimin.

“Mua po më del shpirti duke punuar me dekorimet e Krishtlindjeve. Ju e dini mirë, askujt nuk i intereson për dekorime Krishtlindjesh. Por më duhet ta bëj!”, shprehej Melania.

(Kosova Sot Online)