Një goditje është gjithçka që të duhet: Përdoruesit e ‘FIFA 21’ tani mund të luajnë si Dua Lipa

  • G.G /
  • 13 November 2020 - 08:14
Një goditje është gjithçka që të duhet: Përdoruesit e ‘FIFA 21’ tani mund të luajnë si Dua Lipa

Përdoruesit e “FIFA 21” tani mund të luajnë si Dua Lipa, e cila është bërë pjesë e lojës së fundmi, sikundër na kishte paralajmëruar javë më parë.

Përveç saj, disa të famshëm të tjerë janë bashkuar me modalitetin ‘FIFA Volta’. Dua, e cila publikoi albumin e saj më të ri ‘Future Nostalgia’ këtë vit, tani paraqitet së bashku me Lewis Hamilton, David Beckham dhe DJ Snake.

Versioni i gjeneratës së ardhshme të FIFA 21 (PS5 dhe Xbox Series X) do të lançohet në 4 dhjetor, ndërsa edicioni i përmirësuar i PC do të vijë vitin e ardhshëm. Lojtarët që zotërojnë versione të gjeneratës aktuale të lojës gjithashtu do të kenë të drejtën e një abonimi falas të gjeneratës së ardhshme.

Ndërkohë, Dua Lipa do të mbajë më 27 nëntor koncertin e saj virtual në STUDIO 2054, nxitur nga kushtet e pandemisë dhe pas shtyrjes së turneut të saj.

Po ashtu, pritet të publikojë një bashkëpunim me Miley Cyrus dhe numërimi mbrapsh ka nisur tashmë.

(Kosova Sot Online)