Hit i garantuar! Capital T në bashkëpunim me super këngëtarin që bëri namin gjithë verën!

  • G.G /
  • 13 November 2020 - 08:17
Hit i garantuar! Capital T në bashkëpunim me super këngëtarin që bëri namin gjithë verën!

“Je m’appelle Kidda” u kthye në refrenin e verës 2020 dhe vëmë bast se të gjithë e keni dëgjuar këtë këngë.

Këngëtari i mirënjohur Kida duket se së fundmi po sjell një këngë me Capital T dhe suksesi duket i garantuar.

Kanë qenë vetë artistët që kanë ndarë me fansat në Instagram një foto ku shihen në studio muzikore pa e shoqëruar me asnjë koment, por fotoja flet sa një mijë fjalë.

Rrjedhimisht, nuk ka ende detaje lidhur me datën e publikimit apo titullin e proejktit por një gjë është e sigurtë: mezi po presim.

Kjo është hera e parë që dy çunat bashkojnë forcat me njëri-tjetrin dhe me siguri nuk do jetë e fundit.

Ditën e nesërme Capital T pritet të publikojë një projekt të ri super të veçantë i cili i dedikohet dashurisë së tij më të madhe, nënës.

Kjo këngë është punuar me shumë dashuri e përkushtim nga reperi, i cili e ka treguar gjithmonë sa i lidhur është me nënën e tij.

Po ashtu, ai po shijon edhe suksesin që po arrin albumi i tij i lançuar në platformat digjitale më 1 tetor, teksa ende nuk ka dalë CD.

Nga ana tjetër, Kidda nuk ka publikuar projekt të ri përveç “Malli”, që u publikua 4 muaj më parë.

(Kosova Sot Online)