Ups! Ndryshe nga Elita, Gjiko qenka xheloz dhe e tregoi publikisht!

  • G.G /
  • 13 November 2020 - 08:34
Ups! Ndryshe nga Elita, Gjiko qenka xheloz dhe e tregoi publikisht!

Ditën e djeshme Elita na tregoi edhe një herë se nuk ështe fare xheloze për Gjikon dhe se është një bashkëshorte shumë e kuptueshme. 

Mirëpo, nuk mund të themi të njëjtën gjë për reperin, i cili e pranoi publikisht se është xheloz. Ai iu është përgjigjur sot pyetjeve të Elitës në “Afterpartyn e Luanës”, njësoj siç bëri edhe moderatorja dje.

Ndër të tjera, Elita e pyeti bashkëshortin e saj nëse ajo i pëlqen më shumë si moderatore apo si këngëtare dhe Gjiko u përgjigj: “Si grua!”, teksa ajo ia ktheu: “Aaaa demek as njëra, as tjetra? Pastaj do thonë se Gjiko është xheloz…”

E kjo pyetje u pasua nga një tjetër, që ishte si vijon: “Fotot e mia në Instagram veshur apo me rrobabanjo?” dhe padyshim siç mund ta merrni me mend reperi tha shkurt, qart, pastër dhe pa gabime: “Veshur!”, ndonëse Elita tregoi se fotot me rrobabanjo ia bën vetë Gjiko.

Gjithashtu, Gjiko ka treguar gjithashtu se midis takimit dhe puthjes së parë do të zgjidhte takimin e parë, ndërsa ka thënë se Elitën e pëlqen më shumë pa krem dhe vetëm me pak tualet tek sytë.

Nuk kanë muanguar as pyetjet pikante, ku Elita e ka pyetur se çfarë pëlqen më shumë tek ajo gjoksin apo vithet dhe ai është përgjigjur se pëlqen gjithçka, buzët, sytë dhe çdo tipar.

Gjiko dhe Elita janë në pritje të fëmijës së dytë dhe kanë treguar pak muaj më parë se po presin një vajzë.

Sakaq, ata janë prindër edhe të Zërit, i cili shumë shpejt do bëhet vëlla i madh.

(Kosova Sot Online)