Fansat zbulojnë aksesorin matchy-matchy të Mozzik, Hanës dhe Loredanës, me kuptimin e veçantë!

  • G.G /
  • 13 November 2020 - 08:37
Fansat zbulojnë aksesorin matchy-matchy të Mozzik, Hanës dhe Loredanës, me kuptimin e veçantë!

Prej kohësh Mozzik dhe Loredana janë në qendër të vëmendjes dhe çdo ditë e më shumë zbulohen detaje që përforcojnë faktin se ata janë ribashkuar.

Mbrëmjen e sotme fansat e çiftit kanë kapur një detaji mjaft interesant dhe domethënës. Mozzik, Loredana dhe Hana kanë të tre një aksesor me syrin blu, që sipas gojëdhënave mban larg syrin e keq.

Mozzik ka një varse me këtë simbol, kurse Loredana dhe Hana byzylyk.

Vlen të theksohet se këta aksesorë janë vënë re ditët e fundit tek të tre, e si duket ka qenë një blerje e fundit e tyre, duke u bërë matchy-matchy familjarisht.

Disa ditë më parë Mozzik dhe Loredana u panë sërish në një qendër tregtare në Gjermani, pasi u fotografuan dy herë në Kosovë.

Ndërkohë, pritet që brenda vitit 2020 dy reperët të publikojnë bashkëpunimin e tyre suprizë, si dhurata më e bukur e vitit.

Këto zëra i konfirmoi edhe vetë reperja e cila, e pyetur lidhur me bashkëpunimin e përfolur me Mozzik në kanalin e saj në You Tube, u përgjigj:

“Është sekret për momentin, por do e mësoni!”– ka qenë kjo përgjigja e Loredanës.

Pra, ajo la të kuptohet se diçka po sjellin, por nuk zbuloi detaje. Teksa në një koment tjetër shkroi se ka gati një mega hit me një artist mashkull.

Kujtojmë se reperja që po korr sukses ndërkombëtar gjithnjë e më të madh po sjell një dokumentar mbi jetën e saj.

Ky dokumentar do jetë jo vetëm mbi karrierën por edhe për jetë personale dhe pritet të publikohet shumë shpejt, ndonëse ende nuk ka një datë publikimi.

A do jetë Mozzik në këtë dokumentar? Shanset janë të mëdha për “PO”, megjithatë na duhet të presim.

(Kosova Sot Online)