Dua bëhet nostalgjike, publikon fotografi me të dashurin

  • G.G /
  • 13 November 2020 - 11:42
Dua bëhet nostalgjike, publikon fotografi me të dashurin

Këngëtarja Dua Lipa është njëra ndër këngëtaret më të spikatura, kjo për shkak punës së saj, stilit të veçantë që këngëtarja ka dhe shumë gjërave që e karakterizojnë këngëtaren.

Dua është duke punuar fort për projektet e saja të reja, këtë e ka dëshmuar edhe vetë këngëtarja kështu duke publikuar projektin e saj më të ri së fundmi në bashkëpunim me këngëtaren nga Belgjika, Angele.

Kënga është duke rezultuar mjaftë e suksesshme duke arritur me miliona klikime në Youtube.

Pas qëndrimit të saj në Kaliforni bashkë me të dashurin, Anwar Hadid, në muajin tetor Dua Lipa u rikthye sërish në Mbretërinë e Bashkuar, kjo gjë ka bërë që Dua ditën e djeshme të tregohet mjaftë nostalgjike.

Ajo ka postuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram ku duket bashkë me të dashurin.

Ajo përkrahë fotos kishte shkruar: “miss the squishhhhh”. 

(Kosova Sot Online)