
Lexoni edhe:
Bora dhe Donaldi drejt altarit
Brikena Selmani ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother Vip Albania 5, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Më ka ardhur keq që kam dalë para Rogertit, sepse kam menduar se e mira në fund fiton. Por kur dola jashtë kuptova se publiku më ka mirëpritur njësoj si të isha finaliste”, tha ajo.
Bora dhe Donaldi drejt altarit 
Lexoni edhe:
“Pavarësisht pamjes dhe veshjes time, kam treguar se jam ky person dhe se veshja nuk e bën njeriun. Nuk ka asgjë të keqe nëse kërcen, apo vishesh, unë kam dashur të tregoj karakterin tim dhe jo atë Brikenën e lazdruar”, shtoi Brikena.
Brikena ka folur edhe për raportin e dashurisë me Mateon, me të cilin tashmë po e shijojnë lidhjen e tyre jashtë shtëpisë më të famshme të Shqipërisë.
“Kur vi në Tiranë, jam në prezencë të Mateos. Ndihem shumë mirë me Mateon dhe shpresoj më të mirën dhe të mos ndahemi, nuk do doja ta mendoja fare ndarjen me të”, u shpreh Brikena.
“Kam pasur shumë oferta pas Big… ndoshta mund të më shihni në televizion”, tha Brikena, pa zbuluar detaje të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)