'Bukë e krypë e zemër me Dibranë' - po vjen nga Ganimete Jashanica

  • A.P /
  • 13 November 2020 - 12:05
'Bukë e krypë e zemër me Dibranë' - po vjen nga Ganimete Jashanica

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Ganimete Jashanica, shumë shpejt pritet ta publikojë projektin e saj më të ri muzikor, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kënga mban titullin "Jam e motra e Dibrës së madhe", dhe është frymëzuar gjatë qëndrimit si refugjatë në Diber të madhe si pasojë e luftës në Kosovë, shkruan "Kosova Sot Online".

Image

Derisa inciativën  për këtë këngë e moren Ibrahim dhe Arsim Kolari nga Dibra, pas vdekjes së kompozitorit Përparim Tomqini, i cili është dhe autor i tekstit të këngës.
Orkestrimi i këngës është bërë nga maestro Naim Krasniqi.

Kënga mbartë në vete mesazh human, etik e patriotik, derisa sipas burimeve të gazetës shumë shpejt pritet të publikohet, e ata që e presim me padurim ta dëgjojnë këngën e re të Ganes, janë fansat e këngëtares.

Image

(Kosova Sot Online)