Kylie Minogue flet për luftën e saj me kancerin dhe ka një mesazh për të gjithë

  • E.K /
  • 13 November 2020 - 15:33
Kylie Minogue flet për luftën e saj me kancerin dhe ka një mesazh për të gjithë

Për këngëtaren e njohur Kylie Minogue duket se jeta nuk ka qenë shumë e lehtë.

Ajo është përballur me sëmundjen e kancerit kur ishte vetëm 36-vjeç. 

Në vitin 2005 kur këngëtarja u diagnostifikua me kancer, u detyrua të ndërpriste karrierën pasi iu nënshtrua disa kimioterapive radhazi dhe vetëm një vit më vonë ajo doli fitimtare në betejën kundër kancerit.

"Është një ndryshim i madh, para dhe pas. Tani me atë që po ndodh në botë, ka shumë njerëz që po flasin për një normalitet të ri, por unë mendoj se pas kancerit, ndonjë incidenti apo sëmundje tjetër të madhe që të ndryshon jetën, ju duhet të përshtateni. Jeta është një seri sfidash dhe ju synoni të keni kohë sa më të mira.

Në këtë fazë të jetës time me të vërtetë ndihem sikur jeta është bërë vetëm nga momente dhe shumë momente mund të jenë të mira, përpiquni të pranoni se ishte një moment i mirë. Sepse gjithçka vjen tek ju, qoftë e mirë apo e keqe.”, tha këngëtarja.

(Kosova Sot Online)