Khloe Kardashian shprehu një dëshirë, por çfarë i acaroi kaq shumë fansat e saj?!

  • E.K /
  • 13 November 2020 - 16:55
Khloe Kardashian shprehu një dëshirë, por çfarë i acaroi kaq shumë fansat e saj?!

Khloe Kardashian ka shprehur dëshirën për të organizuar një festë Krishtlindjeje, pavarësisht nga pandemia e koronavirusit, raporton “Mirror”.
Kur u pyet nëse festa e Krishtlindjes do të anulohej këtë vit, Khloe u përgjigj:
“Lutem që jo! Mendoj se do të jetë shumë më e vogël. Dhe unë jam shumë në rregull me këtë gjë! Por ne do i festojmë me patjetër Krishtlindjet!

Thjesht duhet të jetë e vogël dhe e sigurt. Ndoshta do të bëjmë teste të shpejta Covid-i para festës. Duhet të mendojmë çfarë është më e sigurt”.
Por ishte pikërisht kjo përgjigje nga Khloe ajo që irritoi shumë fansat e saj .
Ata njëzëri u shprehën të shokuar se si testet për Covid-19 përdoren për raste si ky, dhe jo kur vërtet njerëzit kanë nevojë, pasi Amerika aktualisht gjendet në një situatë delikate në luftën kundër Covid-19.

Por ky nuk është rasti i vetëm i kritikave për familjen Jenner-Kardashian, pasi vetëm disa javë më parë, fansat kritikuan Kim Kradashian për festën që organizoi në 40-vjetorin e saj duke e quajtur \një festë të panevojshme'.

(Kosova Sot Online)