Prelvukaj për presidentin e Bekë Berishës: Më mirë ta zgjedhim dikë që i dhembin sytë nga leximi

  • E.K /
  • 13 November 2020 - 19:47
 Prelvukaj për presidentin e Bekë Berishës: Më mirë ta zgjedhim dikë që i dhembin sytë nga leximi

Rep artisti kosovar, Genc Prelvukaj, ka komentuar mbi komentet e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha.

Prelvukaj ka thënë se për president më e udhës do ishte që të përzgjedhej një diplomat që “i dhëmbin sytë nga leximi e dija”.

“Deputeti Berisha paska thënë se vendit i duhet një president që i dhemb trupi nga plagët e luftës.Bekë, ky nuk është kriterium për pozitën që flitet. Më mirë të zgjedhim dikë që i dhembin sytë nga leximi dhe dija”, ka deklaruar Prelvukaj.

Ndryshe, deputeti i Kuvendit përgjatë seancës së sotme ka folur për çështjen e presidentit, pasi Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja.

Berisha në seancën plenare që po mbahet në Kuvendin e Kosovës tha se president i vendit duhet të bëhet dikush që kur kalon nga varrezat civile, i kujton anëtarët e tij të familjes që e dhanë jetën për liri.

Ai madje tha se president duhet të jetë ai që e pranon mendimin ndryshe të secili intelektual.

“Unë nuk besoj në karma, nuk jam budist, jam shqiptar, e besoj në zot. Kosovës i duhet dikush që kur ndërron koha i dhem trupi prej plagëve, Kosovës i duhet një president që kur kalon nga varrezat civile mënon për anëtarët e vetë të familjes që për këtë liri tani ata i ka në vorr, dikush i cili të këqyr në dritë të syve e të thotë po ose jo. Dikush që pranon mendimin ndryshe të secilit intelelektual e pranon,  dikush që i nënshtrohet drejtësisë”, tha Berisha.

Sot u thirr interpelanca nga Lëvizja Vetëvendosje për shfuqizimin e vendimit për rrëzimin e Task-Forcës Anti-Kourpsion, e cila dështoi në mungesë kuorumi.

(Kosova Sot Online)