Së shpejti prindër për herë të parë, por a e ka zgjedhur emrin Afërdita Dreshaj ?

  • G.G /
  • 14 November 2020 - 11:26
Së shpejti prindër për herë të parë, por a e ka zgjedhur emrin Afërdita Dreshaj ?

Tashmë në muajin e 6-të të shtatzënisë, Afërdita Dreshaj është në qendër të vëmendjes.

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja bëri një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjete sociale.

E pyetur për emrin e djalit që pritet të vijë në jetë, Afërdita tregoi se as ajo e as bashkëshorti i saj, Jakub Kindl, ende nuk kanë menduar diçka dhe madje kërkuan ndihmën e ndjekësve.

“Kaq shumë pyetje për emrin. S’kemi emër akoma. Na duhet ndihmë,”- shkroi ajo.

Për shkak të strëvitjes së vazhdueshme edhe para shtatzënisë, barku i bukuroshes ka qenë pothuajse i sheshtë, saqë fansat filluan ta akuzonin se po gënjente për pritjen e ëmbël.

Megjithatë, postimet e përditshme në rrjete sociale kanë treguar të kundërtën dhe barku ka filluar të duket.

Mes pyetjeve të shumta nuk mungoi edhe një për partnerin e saj.

“A di bashkëshorti yt ndonjë fjalë në shqip?”,- ishte pyetja nga ndjekësi, së cilës Afërdita iu përgjigj duke publikuar një video gjatë së cilës Jakub fliste shqip.

(Kosova Sot Online)