Genta Ismajli e nis ditën me befasi nga partneri

  • G.G /
  • 14 November 2020 - 13:20
Genta Ismajli  e nis ditën me befasi nga partneri

Genta Ismajli është një prej emrave më të komentuar kohën e fundit në shtypin rozë.

Këngëtarja tash e një kohë është në lidhje me biznesmenin turk, Huseyin Usta, me të cilin ndan vazhdimisht fotografi të reja.

Nuk janë të pakta rastet kur ajo tregon edhe dhuratat që po i merr nga Usta dhe bëjnë dedikime për  njëri-tjetrin.

Kujtojmë se projekti i fundit i Gentës është “Ça me bo”, të cilin e solli në duet me Marselin, ndërsa pritet që shumë shpejt të sjell edhe të tjera projekte.

(Kosova Sot Online)