Fjolla Morina publikon bisedën: Kjo është arsyeja për të cilën “grindet” më shpesh me partnerin!

  • G.G /
  • 16 November 2020 - 08:11
Fjolla Morina publikon bisedën: Kjo është arsyeja për të cilën “grindet” më shpesh me partnerin!

Me një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë, si dhe me një unazë të bukur diamanti, Fisnik Syla i propozoi për martesë Fjolla Morinës. Ajo i tha “PO” këtij propozimi, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e saj dhe duke dhënë lajmin e bukur se po i jep fund beqarisë.

Prej disa ditësh raportohet se ajo dhe Fisniku po martohen, ndaj përgatitjet për dasmën kanë nisur që tani.

Së fundmi, “Telegrafi.com” ka mësuar se ata do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në fillim të muajit dhjetor. Çifti ka menduar organizimin e dasmës së tyre në Shqipëri.

Ndryshe nga sa u tha në fillim, ceremonia do të jetë private dhe jo me shumë persona të ftuar.

Në rrjete sociale Fjolla nuk i kursen momentet e veçanta me partnerin e zemrës, ndërsa sonte ka treguar arsyen për të cilën ata “grinden” më shpesh.

E kemi fjalën për peshën e Fjollës, pyetje të cilën duket se këngëtarja ia bën shpesh Fisnikut.

“Zemër, a jom e trashë a?”

“Flej tash loqk, nesër përlahem”- është biseda e tyre me nota humori, të cilën Fjolla e ndau në InstaStory.

Disa ditë më parë përfundoi hetimi për këngëtaren, teksa dosja për të do të kalojë në gjykim pas mbledhjes të së gjitha provave. Ndërsa sa i përket dy personave të tjerë që ndodheshin në makinë me të, bisnesmenit Fisnik Syla dhe shoferit Fitim Muji, Prokuroria ka vendosur që të pushojë çështjen pasi nuk ka gjetur vepër penale të kryer nga ta.

Këngëtarja u arrestua më 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Kujtojmë që këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip ‘Audi’ ndërsa i është gjetur një armë në çantë dhe një në bagazh.

(Kosova Sot Online)