BMW luksoze përmbyset në rrethrrotullim, është Franceska Jaçe

  • G.G /
  • 16 November 2020 - 14:01
BMW luksoze përmbyset në rrethrrotullim, është Franceska Jaçe

Një aksident i rëndë është regjistruar së fundmi në Vlorë. Një automjet tip BMW X5 ka dalë nga rruga e për pasojë është përmbysur në rrethrrotullim.

Dëshmitarë nga vendngjarja shprehen se nuk ka të lënduar.

Ndërkohë një prej qytetarëve, i cili ka qenë edhe më afër aksidentit shprehet se e aksidentuara është modelja Françeska Jaçe. Mësohet se ajo është lënduar lehtë.

Ndërkohë nga storyt e Franceskës në Instagram shihet se ajo e ka kaluar mbrëmjen dje në Vlorë. Kujtojmë që Franceska është pronare e një automjeti “BMW X5”.

Qytetari shkruan: Franceska Jace me X5 te rotondo Vlores. E pashe vete qe ishte ajo. Dhe po ta shikoni ne pastime eshte e njejta makine.

Kanë dalë pamjet e para të aksidentit që u përfshi pak më parë modelja e njohur Françeska Jaçe. Sipas një dëshmitari ajo është lënduar në dorë, teksa është ndihmuar nga kalimtarët.

Ndërkohë nga disa foto ajo shihet e fokusuar në telefon. Françeska është aksidentuar me automjetin e saj tip BMW X5, i cili duket i shkatërruar plotësisht.

Nuk dihet se me kë ajo ka qenë duke udhëtuar. Deri më tani shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia.

(Kosova Sot Online)