Edhe pak ditë bëhet nënë, shoqet i organizojnë Sarës një baby shower të dytë në Gjermani!

  • E.K /
  • 16 November 2020 - 21:23
Edhe pak ditë bëhet nënë, shoqet i organizojnë Sarës një baby shower të dytë në Gjermani!

Ditët po kalojnë dhe Sara Hoxha po i afrohet pak nga pak fundit të shtatzënisë.

Prej pak javësh ajo dhe Ledri janë zhvendosur në Gjermani, ku do vijë në jetë vajza e tyre. Në shtetin gjerman ka jetuar edhe Sara para njohjes me Ledrin, teksa nuk dihet ende nëse ata do rikthehen në Kosovë.

Mirëpo, goca e tyre nuk mund të lindte pa një baby shower edhe në Gjermani. Kanë qenë shoqet e Sarës ato që kanë organizuar këtë surprizë të bukur dhe ajo s’mund të ishte më e lumtur.

Sara ka publikuar disa story në Instagram nga ambienti festiv, ku ka shkruar:

Kështu, shoqet e mi më surprizuan më një baby shower të dytë. Sepse sigurisht unë duhet të festoja edhe me ta. Sa me fat që jam.

Kujtojmë se Sara dhe Ledri organizuan më 4 tetor një super baby showr me të ftuar miq e familjarë, mes të cilëve edhe figura publike.

Ata festuan deri vonë duke ndarë me ndjekësit pamjet e mrekullueshme nga festa.

Nga ana tjetër pak javë më parë babi Ledri publikoi këngën e parë(sepse me siguri do publikojë dhe të tjera) dedikuar të bijës.

Kënga titullohet “Si baba” dhe është një dedikim mjaft i ndjerë, që preku zemrat e fansave.

(Kosova Sot Online)