Ditë e re, look i ri për Dafina Zeqirin!

  • E.K /
  • 16 November 2020 - 18:06
Ditë e re, look i ri për Dafina Zeqirin!

Këngëtarja Dafina Zeqiri është e fiksuar pas look-ut të saj dhe e ndërron aq shpesh, sa s’dimë se cila është pamja “e përhershme” e saj.

Në rrjete sociale ajo ndan vazhdimisht foto me pamjet e reja aq të shpeshta, sa thuajse ndërron çdo ditë një model apo ngjyrë flokësh.

Këtë vjeshtë erdhi trendi i balukeve dhe si t’i shpëtonte Dafinës kjo?

Këngëtarja ka realizuar menjëherë një look të ri, i cili na ktheu pas në vitet ’80, siç thotë edhe vetë Dafina.

Në videot e publikuara në InstaStory ajo na ka treguar modelin e ri të flokëve, që s’dihet sa ditë do të zgjasë.

“Sezoni i balukeve”- shkruan këngëtarja krahas postimeve ku duket se po e dashuron pamjen e saj të re.

Momentalisht, Dafina po shijon suksesin e këngës së bujshme “Zili zili”, e cila mendohet të jetë një diss për Taynën.

Prej pak kohësh vajzat kanë prishur raportet dhe kanë hedhur herë pas here thumba për njëra-tjetrën në rrjete sociale.

(Kosova Sot Online)