Sukses pas suksesi! Noizy kryeson top-listën britanike me hitin që dogji vendin!

  • G.G /
  • 17 November 2020 - 10:44
Sukses pas suksesi! Noizy kryeson top-listën britanike me hitin që dogji vendin!

Një javë më parë, reperi i njohur Noizy erdhi në bashkëpunim me Predz UK, Swarmz dhe Simba.

Djemtë sollën një projekt “zjarr” që u titullua “Naughty naughty”, i cili brenda 7 ditëve ka arritur 1.5 milion klikime në Youtube.

Ky bashkëpunim i djemve është pëlqyer goxha shumë jo vetëm tek ne por edhe jashtë vendit, madje ka bërë namin në listat britanike.

Noizy dhe djemtë janë momentalisht në vendin e parë si kënga më e dëgjuar në top-listën GRM TOP 10.

Kjo listë është një nga toplistat më të vlerësuara në Mbretërinë e Bashkuar, ndaj ky është një sukses i madh për reperin shqiptar.

(Kosova Sot Online)