Në krevat nudo apo … Aurela Hoxha rrëfen detaje intime nga marrëdhënia me partnerin: Preferoj të brendshmet s*ksi

  • G.G /
  • 17 November 2020 - 11:01
Në krevat nudo apo … Aurela Hoxha rrëfen detaje intime nga marrëdhënia me partnerin: Preferoj të brendshmet s*ksi

Prej disa kohësh Aurela Hoxha është zhvendosur për të jetuar në Spanjë me të dashurin e saj misterioz.

Çifti po shijon lidhjen e dashurisë prej disa vitesh, megjithatë modelja shqiptare ka vendosur që identitetin e tij ta mbajë të fshehtë.

Së fundmi, Aurela Hoxha zbuloi detaje nga marrëdhënia e tyre, duke treguar se partneri i saj është xheloz.

E ftuar në rubrikën “AfterParty”, modelja rrëfeu se ai është xheloz për të dhe zbuloi se nuk i pëlqejnë meshkujt me bark.

Ajo foli për planet për të ardhmen, dukë thënë se i pëlqejnë dasmat tradicionale si edhe private.

Pjesë nga intervista:

Dasmë private apo tradicionale?

Aurela Hoxha: Të dyja

Të brendshme seksi apo brekë korçe?

Aurela Hoxha: Të brendshme seksi.

Ia ke vjedhur zemrën ti e para, apo ai ty?

Aurela Hoxha: Unë nuk jam hajdute.

Muskuloz apo me pak bark?

Aurela Hoxha: Jo, jo pa bark

Biznesmen apo personazh mediatik?

Aurela Hoxha: As njëri, as tjetri.

Xheloz si shqiptar apo i urtë si spanjoll?

Aurela Hoxha: Xheloz si shqiptar.

Në krevat nudo apo me pizhame?

Aurela Hoxha: Këtë ia lëmë krevatit.

Seks apo dashuri?

Aurela Hoxha: Sigurisht që dashuri.

E do apo të do ai më shumë?

Aurela Hoxha: Mua zakonisht më duan dhe i dua.

(Kosova Sot Online)