Si i shpëtoi Françeska Jaçe aksidentit ku vetura u përmbys në rrugë

  • G.G /
  • 17 November 2020 - 14:16
Si i shpëtoi Françeska Jaçe aksidentit ku vetura u përmbys në rrugë

Modelja Françeska Jaçe ka pësuar aksident ditën e djeshme është , ku makina e saj “BMV X6”, është përmbysur në rrethrrotullimin në hyrje të qytetit të Vlorës.

Sipas informacioneve nga Policia e Vlorës, modelja 27-vjeçare fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime serioze.

Ajo ka marrë vetëm disa plagë të lehta në trup, pasi mjeti me të cilën ajo udhëtonte është përmbysur kokëposhtë në vendin që lidh autostradën me hyrjen e qytetit bregdetar.

Si pasojë e përplasjes, automjeti ka pësuar dëme materiale. Françeska Jaçe është ndihmuar nga kalimtarë të rastit për të dalë jashtë makinës së përmbysur, për të pritur më pas në vendin e ngjarjes edhe efektivët e Policisë Rrugore.

Këta të fundit nisën hetimet për zbardhur shkaqet e aksidentit që mund të rezultonte fatal për 27-vjeçaren.

AKSIDENTI

Ngjarja është regjistruar rreth orës 12 e 40 minuta të ditës së hënë, ndërsa drejtuesja e automjetit, shtetasja Françeska Jaçe ka arritur të dalë pa pësuar dëmtime të rënda.

Momenti i përplasjes dhe përmbysjes së automjetit sipas dëshmitarëve okularë në vendin e ngjarjes, por edhe Policisë ka qenë i frikshëm, ndërsa në momentet e para është menduar për një aksident edhe më të rëndë, por fatmirësisht gjithçka ka kaluar pa pasoja.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e Policisë, ndërsa drejtuesja e automjetit ka dalë nga makina e përmbysur, duke marrë menjëherë ndihmë mjekësore, por fatmirësisht, pavarësisht aksidentit të rëndë, dëmet e shkaktuara kanë qenë vetëm materiale.

27-vjeçarja vlonjate e njohur për mediat ka qëndruar pranë vendit të ngjarjes edhe kur ka mbërritur Policia, ndërsa nga blutë e Vlorës kanë nisur menjëherë hetimet për këtë ngjarje.

SHKAKU I AKSIDENTIT

Sipas informacioneve nga Policia e Vlorës dyshohet se shkak i aksidentit të jetë humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesja 27- vjeçare, që ka sjellë edhe përplasjen me bordurën e rrethrrotulimit dhe më pas përmbysjen.

Nga burime të Policisë së Vlorës mësohet se dhe vetë 27-vjeçarja në momentet e para të ketë thënë se ka humbur për një moment kontrollin, çka ka sjellë më pas edhe aksidentin e regjistruar në hyrje të qytetit të Vlorës.

Në momentet e para është dyshuar edhe për shkak të shpejtësisë së lartë, por mënyra e përmbysjes së automjetit dhe dëmet e shkaktuara e kanë hedhur poshtë këtë pistë, pasi dëmet materiale, por edhe dëmet e tjera mund të ishin më të rënda në aksident.

Ndaj humbja e kontrollit është cilësuar si shkak kryesor i aksidentit të ndodhur, ku u përfshi edhe 27-vjeçarja vlonjate Franceska Jaçe. Kjo e fundit nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa vetëm mjeti ka pësuar dëmtime në disa pjesë të tij.

(Kosova Sot Online)