Prokuroria kërkon që Fjolla Morina të dërgohet në burg

  • G.G /
  • 17 November 2020 - 16:06
Prokuroria kërkon që Fjolla Morina të dërgohet në burg

Prokuroria e Kukësit ka përfunduar hetimet për këngëtaren nga Kosova, Fjolla Morina, e cila u kap muaj më parë me dy pistoleta në makinë teksa tentonte të hynte në Shqipëri.

Këngëtarja akuzohet për armëmbajtje pa leje. Ndërsa për dy shoqëruesit në makinë me të, i dashuri i saj biznesmeni Fisnik Sylaj dhe shoferi Fitim Muji është pushuar akuza.

Dosja mësohet të ketë kaluar tek gjykatësi paraprak. 34-vjeçarja akuzohet për “Trafik të armëve dhe municioneve” dhe “armëmbajtje paleje”, nisur nga kjo vepër penale, për Morinën prokuroria i ka kërkuar gjykatës, caktimin e masës së “arrestit në burg”.

Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet ditën e nesërme në ambientet e gjykatës.

Përndryshe, Fjolla ka qenë duke jetuar në qytetin e Kukësit, pasi u arrestua për armëmbajtje gjatë kontrollit në pikën kufitare të Morinës.

(Kosova Sot Online)