Rita Ora zgjodhi pozat më të bukura nga fëmijëria për t’i uruar ditëlindjen vëllait të saj të vogël!

  • G.G /
  • 18 November 2020 - 10:04
Rita Ora zgjodhi pozat më të bukura nga fëmijëria për t’i uruar ditëlindjen vëllait të saj të vogël!

Këngëtarja shqiptare Rita Ora është tepër e lidhur me familjen e saj, ndaj shpesh në llogarinë e Ritës në Instagram shohim foto apo dedikime për personat e zemrës.

Ajo ka vendosur të jetë një “libër i hapur” për ndjekësit, duke treguar thuajse çdo moment të përditshmërisë për të qenë sa më shumë në kontakt me fansat.

Sot, Rita ka gërrmuar në kujtimet e vjetra dhe ka gjetur fotot më të bukura nga fëmijëria, për t’i uruar ditëlindjen vëllait të saj të vogël që mbush 23 vjeç.

Në fotot e publikuara, këngëtarja shfqet në moshë shumë të vogël, teksa ka pozuar pranë vëllait dhe prindërve të saj.

“Gëzuar ditëlindjen Don! Eshtë dita jote sot vëlla i vogël! Të dua! Je kaq argëtues dhe i zgjuar dhe i lezetshëm! S’mund ta besoj që je 23! Ende më duket sikur je i vogël!”- shkruan Rita krahas pozave ku na “serviri” edhe portretin e saj të ëmbël kur ishte vogëlushe.

 

Më herët, Rita ka rrëfyer se jeta e saj si e famshme s’ka qenë aspak e lehtë, ndaj i është mirënjohëse familjes që i ka qëndruar pranë dhe e ka ndihmuar ta marrë në dorë situatën.

“Për të gjithë ata që janë në qendër të vëmendjes… nuk mund të ndjekësh një shkollë për këtë gjë. Nuk ka shkollë se si të jesh i famshëm. Mendoj se unë kam mësuar në mënyrën më të vështirë. E kalon kur e pranon dhe thua ‘Ok, kjo është jeta ime tani.

U bëra pjesë e kësaj industrie dhe jam shumë mirënjohëse për kaq sa kam arritur deri tani me shumë menaxhim. Jam shumë me fat që kam nënën dhe motrën time, me të cilat kam punuar që nga fillimi dhe më kanë mbrojtur”, ka treguar Rita.

(Kosova Sot Online)