Kokë e këmbë i dashuruar! Shpat Kasapi foli më në fund për detajet e dasmës së shumëpritur me Selvijen

  • G.G /
  • 18 November 2020 - 10:07
Kokë e këmbë i dashuruar! Shpat Kasapi foli më në fund për detajet e dasmës së shumëpritur me Selvijen

Në fund të muajit gusht në media qarkulluan me shpejtësi disa foto të Shpat Kasapit me të dashurën, një bukursohe zeshkane e quajtur Selvije.

Ai filloi të shfaqej në publik me të, e rrjedhimisht nuk iu shpëtoi dot syve të mediave.

Gjatë këtyre muajve lajmet rreth tyre ecën me shpejtësi dhe javët e fundit po flitet se ata do shkojnë drejt martesës.

Diçka të tillë e konfirmoi edhe vetë këngëtari i ftuar në “Shiko kush luan”, ku u shpreh se e kanë në plan dasmën. Mirëpo Shpati nuk preferoi të japë detaje të tjera gjatë emisionit.

Me të drejtë u bëmë kuriozë, ndaj këngëtari vendosi të na e shuajë këtë kuriozitet në “Aferparty-n” e Luana Vjollcës.

I pyetur nëse dëshiron dasmë tradicionale apo private, Shpati zgjodhi këtë të dytën duke na lënë të kuptojmë se s’do ta shohim dot nga fillimi në fund dasmën e çiftit.

Pyetjes nëse ai e do më shumë partneren, apo ajo Shpatin, këngëtari iu përgjigj se duhen të dy njësoj dhe po ashtu tregoi se herë dominon njëri partner në lidhje, e herë tjetri.

Pra Shpati dhe Selvija kanë gjetur mjaft mirë gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin, ndërsa ne mezi po presim datën e dasmës!

(Kosova Sot Online)