Don Phenom thumbon keq njërin prej reperëve shqiptarë, por me kë e ka se?!

  • G.G /
  • 18 November 2020 - 14:59
Don Phenom thumbon keq njërin prej reperëve shqiptarë, por me kë e ka se?!

Reperi i njohur Don Phenom s’ka mundur t’i mbajë gjatë ndjenjat e tij “të ndrydhura”, ndaj ka gjetur mundësinë të shprehet në Instagram.

Ai ka treguar se diçka ka me njërin prej kolegëve në muzikë, ndërkaq ndjekësit padyshim që janë bërë shumë kuriozë për emrin e këtij kolegu.

Don Phenom ka thumbuar hapur një reper shqiptar, por pa përmendur asnjë emër në postimin e tij në InstaStory.

Ai nuk ka preferuar të japë më tepër detaje për këtë, duke u shprehur se personi në fjalë e di vet për kë e ka.

Këto ishin fjalët që ai ka shkruar në instastory:

Kujtojmë se reperi dhe Tayna para dy vitesh kanë publikuar projektin e tyre muzikor që rezultoi tejet i suksesshëm duke u shoqëruar sot e aso kohe me plot 62 milion klikime në youtube.

(Kosova Sot Online)