Fillon hetimi për intervistën e Lady Diana në vitin 1995

  • E.K /
  • 19 November 2020 - 09:39
 Fillon hetimi për intervistën e Lady Diana në vitin 1995

Dy ditë më parë vëllai i Princeshë Diana akuzoi rrjetin britanik të lajmeve BBC se kishin shantazhuar motrën e tij për të dhënë një intervistë në vitin 1995 për emisionin Panorama.

Sot rrjeti britanik i lajmeve njofton se kanë kërkuar një hetim për të nxjerrë të vërtetën.

Sipas BBC, Lord Dyson është emëruar si prokuror për të kryer një hetim të pavarur për akuzat e ngritura nga vëllai i Lady Dianës.

Kjo vjen pasi vëllai i Dianës, Earl Spencer, pretendoi se gazetari i BBC Martin Bashir ka përdorur deklarata bankare të falsifikuara për ta bindur atë të bënte intervistën.

Nga ana tjetër drejtori i përgjithshëm i BBC, Tim Davie, tha se “BBC është e vendosur të arrijë të vërtetën për këto ngjarje dhe kjo është arsyeja pse ne kemi porositur një hetim të pavarur”.

Earl Spencer gjithashtu pretendoi se reporteri i Panorama falsifikoi dhe shumë dokumente të tjera dhe kishte shpifur kundër familjes mbretërore.

Martin Bashir, 57 vjeç, aktualisht redaktor i fesë në BBC News, është sëmurë dhe nuk ka komentuar akuzat e ngritura kundër tij.

(Kosova Sot Online)