Bjonde platin dhe flokët e prera shkurt, Ronela Hajati duket njeri tjetër me këtë look!

  • G.G /
  • 19 November 2020 - 10:51
Bjonde platin dhe flokët e prera shkurt, Ronela Hajati duket njeri tjetër me këtë look!

Ronela Hajati ia del të marrë gjithmonë vëmendjen e ndjekësve me pozat e saj seksi në Instagram, mirëpo poza e fundit i la të gjithë me gojë hapur.

Këngëtarja është shfaqur me një look të ri, shumë ndryshe nga ç’e kemi parë ndonjëherë.

Ronela ka pozuar me një body ngjyrë blu që i rrinte ngjitur pas trupit, si dhe me flokët bjonde platin të prera shkurt.

Fillimisht nuk e njohëm me këtë look bombastik, mirëpo komplimentat që kanë vërshuar në foto s’numëroheshin.

Nuk e dimë nëse kjo pamje do të jetë pjesë e ndonjë videoklipi të ri të këngëtares, apo ajo e ka provuar thjesht për dëshirën e saj personale.

“Po du me kon e tijaaa”- janë fjalët e Ronelës krahas fotos, që na bëjnë të mendojmë se një këngë e re është rrugës dhe këto janë vetëm detajet e saj.

Kujtojmë se projekti i fundit i këngëtares erdhi 9 muaj më parë dhe u titullua “Gënjeshtar je X Pare”.

Deri tani, kjo këngë ka arritur 4.6 milion klikime në Youtube.

(Kosova Sot Online)