A ishin të shtirur lotët e Jennifer Lopez pas çmimit që mori!

  • A.P /
  • 19 November 2020 - 18:08
A ishin të shtirur lotët e Jennifer Lopez pas çmimit që mori!

Një nga eventet më të mëdhenj të vitit, “People’s Choice Awards”, mblodhi dy netë më parë personazhet e njohura nga të gjitha fushat duke nisur nga muzika, kinematografia, televizioni etj.

Ky është i vetmi spektakël ku fituesit zgjidhen nga njerëzit dhe këtë vit kishin votuar plot 1 miliard njerëz për të zgjedhur më të mirët e 2020-tës.

Justin Bieber dhe Lady Gaga ishin ndër personazhet më të nominuara për këtë vit, me nga 7 nominime secili.

Emra të tjerë të njohur që ishin të nominuar ishin Meghan Thee Stallion, Ariana Grande, Cardi B, The Weeknd, Will Smith, Charlize Theron, Tiffany Haddish etj.

Spektakli u drejtua këtë vit nga Demi Lovato dhe para se ai të niste zyrtarisht, ajo zgjodhi tre personazhe për t’i nderuar me disa çmime mjaft të rëndësishme.

Jennifer Lopez morri çmimin “Icon Award”, Tyler Perry “People’s Champion Award” dhe Trace Elliss Roos “Fashion Icon Award”.

Jennifer Lopez pasi morri çmimin u befasua me një suprizë që fëmijët e saj bënë për të.

Ajo u lumturua shumë dhe padyshim që as lotët nuk munguan, por fansat e “kryçëzuan” duke i thënë se lotët ishin të rremë.

Ata menduan se Lopez u sforcua për t’u dukur e prekur dhe nuk i besuan aspak lotëve që ajo u mundua t’i fshinte me dorë gjatë mbrëmjes.

Ajo gjatë kësaj ceremonie bëri edhe një fjalim:

“Njerëz, 2020 nuk ishte shaka, apo jo? Dua të them, para vitit 2020, ne ishim të fiksuar për të fituar këtë çmim ose për t’u nominuar për atë çmim, por ky vit na ka treguar se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë jo. Le ta ndihmojmë njëri-tjetrin, ta duam njëri-tjetrin, të jemi të mirë me njëri-tjetrin. Ndonjëherë kur jam e lodhur, siç ka qenë me shumicën prej nesh këtë vit, familjen time, miqtë, fëmijët e mi dhe fansat e mi, ju jeni njerëzit që më mbështetët kur nuk mund të ngrihesha”, ka përfunduar këngëtarja.

Image

(Kosova Sot Online)