Modeles nuk i pengon shamia të bëjë poza

  • A.P /
  • 20 November 2020 - 20:18
Modeles nuk i pengon shamia të bëjë poza

Po thyen barrierat në industrinë e modës modelja muslimane, me ngjyrë dhe “plus-size” pasi u zgjodh nga marka PrettyLittleThing për të prezantuar linjën e re të veshjeve.

“Puna e 22-vjeçares, Billy Marsal me PrettyLittleThing shënon herën e parë që marka paraqet një modele të veshur me hixhab ose shami”, konfirmoi kompania me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

E reja njoftoi punën e saj me markën përmes Twitter-it, ku ka grumbulluar më shumë se 500,000 pëlqime dhe 60,000 retweets.

PrettyLittleThing, tha se synon të “frymëzojë besim” tek klientët me një mesazh të barazisë dhe pozitivitetit për trupin e tyre.

Image

(Kosova Sot Online)