Gigi Hadid rikthehet në botën e modelingut, Dua Lipa i ka dy fjalë për t'ia thënë

  • A.P /
  • 20 November 2020 - 21:05
Gigi Hadid rikthehet në botën e modelingut, Dua Lipa i ka dy fjalë për t'ia thënë

Gigi Hadid është kthyer tashmë në një ikonë mode dhe këtë e dimë të gjithë.

Edhe pas shtatzënisë ajo na la të kuptojmë se është lindur për të qenë modele, teksa pozoi në Instagram e veshur sportive para pasqyrës duke u shfaqur në super formë.

Së fundmi super modelja ka ndarë disa foto nga seti i saj për Alexander Ëang, që shënon edhe rikthimin e saj në botën e modelingut pas lindjes së vajzës.

Image

25-vjeçarja postoi disa foto në llogarinë e saj në Instagram ku dukej më në formë se kurrë.

Në setin e parë ajo u shfaq me një kostum elegant të zi, teksa mbante një çantë të vogël të bardhë, varëse prej ari dhe këpucë me vija zebre.

Në setin e dytë ajo u shfaq me një “look” interesant, e veshur me një pelerinë blu të tejdukshme, xhins klasik dhe njw bluzë të bardhë të thjeshtë. Këtë herë flokët i kishte të çrregullta, teksa kishte veshur sandale me pendë.

Në setin e tretë ajo u shfaq e veshur me një xhaketë lëkure të mbyllur, pantallona me vija dhe të njëjtat këpucë me vija zebre.

Ky rikthim ishte me të vërtetë një rikthim i papritur, e i këtij mendimi duket të jetë edhe Dua Lipa, që edhe i ka lënë një koment.

“Wow, bukuri!”– ka shkruar këngëtarja me origjinë shqiptare duke marrë vëmendjen e të gjithëve.

Kujtojmë se Gigi dhe Zayn sapo janë bërë prindër për herë të parë të një vajze.

Çifti nuk e ka zbuluar ende emrin e saj, por deri sa të zbulohet kjo gjë, fansat kanë vendosur ta quanin atë “Zigi”.

Image

(Kosova Sot Online)