“Disa mendojnë se jam i çmendur”- Ricky Martin dëshiron të bëjë sërish fëmijë me bashkëshortin: Embrionet po presin

  • G.G /
  • 20 November 2020 - 10:21
“Disa mendojnë se jam i çmendur”- Ricky Martin dëshiron të bëjë sërish fëmijë me bashkëshortin: Embrionet po presin

Ricky Martin po sigurohet që të ketë mundësinë për të zgjeruar familjen e tij.

Fituesi i Grammy, i cili ka katër fëmijë me bashkëshortin Jwan Yosef, tha se ka embrione në pritje nëse vendosin të bëjnë më shumë fëmijë.

Këngëtari është babai i binjakëve Matteo dhe Valentino, 12 vjeç, vajzës Lucia, 2 vjeç dhe djalit Renn, 1-vjeç.

“Disa njerëz mendojnë se jam i çmendur, por dua një familje të madhe dhe kam disa embrione që presin. Nuk e di, kjo është gjithçka që kam për të thënë,”- u shpreh Ricky Martin.

Më pas shtoi: “Jwan po çmendet, por është në rregull, kështu që mos ia tregoni!”

Ndërsa tregoi edhe problemet me fëmijët, teksa binjakët hyjnë vitet e adoleshencës.

“Janë ‘Dilni nga dhoma ime, kjo është e imja jo e jotja, bla, bla, bla’,”- u shpreh këngëtari. “Por të dy janë me të vërtetë fëmijë të mrekullueshëm. Kanë një motër të vogël të bukur dhe një vëlla të vogël, dhe dinë ta luajnë rolin e vëllezërve më të mëdhenj duke i mbrojtur ata. Pra, është një gjë shumë e bukur.”

Martin tha se është “shumë krenar” për fëmijët e tij dhe pranoi se është “shumë me fat për familjen që ka”.

Këngëtari gjithashtu zbuloi se vajza e tij është mbretëresha e shtëpisë.

“Nuk është as shtëpia e tyre, është e vajzës. Është shtëpia e Lucias. Ajo drejton shtëpinë,”- tregoi këngëtari.

Në gusht, Ricky Martin rrëfeu se së bashku me bashkëshortin planifikojnë të birësojnë fëmijë.

(Kosova Sot Online)