“Kur ishim të rinj”- Afrona Dika hap arkivat dhe publikon këto foto të vjetra krah Bleros

  • G.G /
  • 20 November 2020 - 10:23
“Kur ishim të rinj”- Afrona Dika hap arkivat dhe publikon këto foto të vjetra krah Bleros

Blero Muharremi dhe Afrona Dika e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë më 21 shtator të vitit të kaluar.

Duket se Afrona është bërë nostalgjike dhe së fundmi ka publikuar në Instastory disa foto nga e kaluara krah gjysmës së saj më të mirë.

“Koha fluturon! Kur ishim të rinj”- shkroi ajo krahas tri fotove që publikoi.

Dyshja ka arritur që të fitojë shumë shpejt zemrat e shqiptarëve dhe janë padyshim një ndër të preferuarit e tyre.

Blero ka një vajzë, Tara, nga martesa e parë me aktoren Teuta Krasniqi.

Ndërkohë, vajza shkon ta takojë të atin shpesh, pasi të dyja palët kanë ditur si ta menaxhojnë me sukses ndarjen.

Madje pak kohë më parë, gjatë një interviste Teuta u shpreh se nuk kishte asgjë me Afronën, pasi ndarja e çiftit kishte ndodhur para se ajo të hynte në jetën e këngëtarit.

Ndërsa Teuta është bërë nënë edhe e dy vajzave të tjera me bashkëshortin e saj, Adonis Morinën.

(Kosova Sot Online)