I organizuan një “baby shower” të dytë në Gjermani, por Sara Hoxha paska shpenzuar një shifër marramendëse për look-un e saj

  • G.G /
  • 20 November 2020 - 10:26
I organizuan një “baby shower” të dytë në Gjermani, por Sara Hoxha paska shpenzuar një shifër marramendëse për look-un e saj

Dy ditë më parë, Sara Hoxha u surprizua nga shoqet e saj në Gjermani me një “baby shower” të dytë.

Sara Hoxha me nënën e saj

Para se çifti të largohej drejt Gjermanisë, aty ku pritet që vajza të vijë në jetë, Sara organizoi një super “baby shower” në vilën e Ledrit në Kosovë më 4 tetor.

Megjithatë, meqë Sara ka jetuar pjesën më të madhe të kohës në Gjermani, sigurisht nuk kishte si të mos festonte edhe me shoqërinë që ka krijuar atje.

Në postimet që bëri në Instastory, Sara u shfaq me një fustan ngjyrë gri të ngushtë, të cilin e kishte shoqëruar edhe me aksesorë të ndryshëm.

Mirëpo, sipas faqes “What they wearin”, ky look i ka kushtuar Sarës plot 12,400 euro.

Ndërkohë, vetëm pak javë më parë, Ledri publikoi këngën e parë dedikuar të bijës, e cila titullohet “Si baba”.

(Kosova Sot Online)