Gold AG sjell këngën e re “Tornado”

  • G.G /
  • 20 November 2020 - 10:42
Gold AG sjell këngën e re “Tornado”

Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Tornado” titullohet kënga më e re e tij, e cila i kushtohet dëshmorit të kombit, Ibrahim Mazreku.

Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale dhe tashmë gjendet i lansuar edhe në kanalin YouTube.

Tekstin dhe muzikën e ka realizuar vet reperi, ndërkohë që për orkestrimin është përkujdesur Fatos Canolli.

Videoklipi i veçantë i është besuar produksionit “Urban Graphics”.

Pas “Tornado”, Arian Agushi (emri i vërtetë) do të sjellë edhe dy këngë të tjera deri në fund të këtij muaji. 

(Kosova Sot Online)