Rikthehet Kaltrina Selimi, befason me dukjen në paraqitjen e fundit

  • G.G /
  • 20 November 2020 - 11:46
Rikthehet Kaltrina Selimi, befason me dukjen në paraqitjen e fundit

Këngëtarja e njohur kosovare Kaltrina Selimi ka befasuar me paraqitjen e  fundit.

Kaltrina  është një ndër këngëtaret më të dashura të showbizit shqiptar edhe pse kohëve të fundit nuk është mjaft aktive në muzikë kohëve të fundit.

Ndryshe nga muzika, Kaltrina është mjaft aktive në rrjetet sociale e ku vazhdimisht ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundi ajo ka ndarë një imazh të fytyrës ku shihet me një grim të rëndë dhe flokë të mbledhura pas fytyrës, duke u dukur mjaft bukur.

Ndërsa së fundmi Kaltrina u bë bashkë me Alban Mehmetin për të sjellë potpuri për fundvit, për orkestrimin e të cilës u kujdes Labinot Mezini.

(Kosova Sot Online)