Pas ndarjes vërshojnë akuzuat e ish-partnerit ndaj Demi Lovatos

  • G.G /
  • 21 November 2020 - 11:56
Pas ndarjes vërshojnë akuzuat e ish-partnerit ndaj Demi Lovatos

Max Ehrich akuzon Demi Lovaton se e përdori ndarjen e tyre për të marrë vëmendje.

Pasi Demi Lovato u argëtua për pak kohë me fejesën e saj dhe ndarjen në “People’s Choice Aëards”, Max Ehrich e akuzoi atë për përdorimin e ndarjes së tyre në avantazhin e saj, shkruan E! News.

Në një seri komentesh në Instagram, aktori 29-vjeçar rrëfeu se si ndihej me të vërtetë pasi këngëtarja 28-vjeçare bëri shaka për fejesën e tyre dhe ndarjen pasuese më 2020 në “People’s Choice Awards”.

Ai e bëri këtë pasi ish- partnerja e tij postoi një foto e veshur me kostum elegant rozë të premten, 20 nëntor.

Ndërsa shumë ndjekës vlerësuan deklaratat e saj, Ehrich kishte të tjera gjëra në mendjen e tij.

“Shfrytëzimi i ndarjes sonë për ndikim në PCA nuk është i mirë,” shkroi ai në seksionin e komenteve. Ai gjithashtu i tha artistes “ndalo së foluri për mua në shfaqjet e çmimeve. Faleminderit”.

Në eventin “People’s Choice Aëards” të dielën, 15 nëntor, këngëtarja u argëtua me romancën e saj gjatë monologut të hapjes së shfaqjes.

Ajo kujtoi se 2020 “nisi mahnitshëm” me shfaqjen e saj në “Grammy” dhe “Super Bowl”, por më pas “goditi COVID-i dhe gjithçka u mbyll”.

“Kështu që, unë bëra atë që bënë të gjithë të tjerët: hyra në modalitetin e bllokimit dhe u fejova”, tha ajo.

“Unë u futa në pikturë, fotografi, meditim, provova kufijtë e postmates të pakufizuar. Unë gjithashtu nuk e dija se kjo mund të ndodhte, por arrita në fund të Instagramit katër herë. Unë shikova shtatë sezone të “Pretty Little Liars”, prisha fejesën dhe shkova të kërkoj alienë në shkretëtirë. Pra, në thelb, njëlloj si të gjithë të tjerët”.

(Kosova Sot Online)