“Adele, a je ti?”- Katy Perry ngatërrohet nga fansat me këngëtaren e famshme për këtë arsye

  • G.G /
  • 21 November 2020 - 12:09
“Adele, a je ti?”- Katy Perry ngatërrohet nga fansat me këngëtaren e famshme për këtë arsye

Katy Perry është ngatërruar me këngëtaren e njohur, Adele, e cila ka ndryshuar totalisht pas rënies drastike në peshë.

Katy u shfaq me një pamje krejtësisht të re në publikimin e këngës së saj të re “Not the End” dhe dukej pothuajse njëlloj me Adele, raporton “Mirror”.

Perry kishte zgjedhur një make up që anonte tek ngjyrat ‘nude’, kishte errësuar vetullat dhe kishte ndryshuar flokët, të cilat i kishte zgjatur dhe i kishte bërë me onde.

Stili që ajo kishte zgjedhur e bënte të dukej si këngëtarja britanike, prandaj edhe komentet në postimin e Katy-t në Instagram e theksonin këtë gjë.

“Adele… a je ti?”- ishte komenti i bërë më së shumti nga ndjekësit.

Ndoshta Katy ka filluar të marrë edhe ndonjë këshillë në lidhje me veshjen nga Adele, pasi vitin e fundit këngëtaret janë miqësuar shumë me njëra-tjetrën.

(Kosova Sot Online)